Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi, policia e ndaloi në Kakavijë për t’i komunikuar vendimin
Autoritetet e Republikës së Greqisë kanë shpallur dje me statusin “non grata” gazetarin Artan Hoxha, duke e cilësuar “person të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik. Vendimi parashikon ndalim të përhershëm për hyrjen e tij në territorin grek. Hoxha po udhëtonte drejt Janinës, kur u ndalua nga Policia kufitare greke në pikën e kalimit në Kakavijë. Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”. Gazetarit iu mor pasaporta dhe u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Rreth orës 10:30 të mëngjesit, me orën vendore, atij iu dorëzua vendimi zyrtar që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar. Në dokumentin zyrtar të Policisë...