Përmbytjet, Eno Bozdo: Partia Demokratike do të kërkojë fond të veçantë për fermerët

Përmbytjet, Eno Bozdo: Partia Demokratike do të kërkojë fond të veçantë për fermerët

Enno Bozdo, në një lidhje direkte deklaroi se Partia Demokratike do të kërkojë fond të veçantë për fermerët pas situatës së kaluar prej tyre me përmbytjet si pasojë e motit të keq. “Deri tani kemi qenë një opozitë që ka luftuar në çdo front që e kemi patur të mundur. Jeta parlamentare për ne nuk ka qenë e thjeshtë. Kemi pasur mundësi të bëjmë debat vetëm një herë në 10 apo 11 seancat e fundit. Kemi bërë një opozitë, do të thoja unë, shumë të vlefshme në komisionet parlamentare dhe mendoj që shqiptarët janë koshientë për këtë. Përpara kemi një javë apo dy javë shumë të rëndësishme që kanë lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale. Ne do vijmë përpara shqiptarëve me propozime konkrete, por edhe...