Boçi akuzon PS-në/ ‘21 janari’, ngjarje e stisur nga socialistët

Demokrati Luçiano Boçi, teksa bëri sot një paralelizëm mes protestave të opozitës sot dhe të 12 viteve më parë, u ndal edhe te ngjarja e 21 janarit.
I ftuar në një studio televizive, Boçi i cilësoi demonstratat e 21 janarit të vitit 2011 si një ngjarje e stisur nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, me qëllim marrjen me dhunë të pushtetit.
“Opozita e atëhershme nuk bëri protestë, por tentativë me dhunë për marrjen e pushtetit. Ajo ngjarje nuk erdhi në mënyrë natyrale. Ajo ngjarje ishte e stisur, e spinuar, e shtyrë, e organizuar, e paguar nga një forcë politike, për të marrë pushtetin. Ishte për të shfrytëzuar momentumin historik. Po ta krahasosh me qeverisjen, nuk u gjend në korrupsion masiv. Doli video për shkak të një partie aleatë të PD-së. Ajo ngjarje nuk prodhoi rezultat politik”,-u shpreh Boçi.