Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
“Ky sistem ka rënë”, ish- prefekti i qarkut Vlorë, Nesturi: SPAK elementi më i qenësishëm, opozita s’di t’i qaset
Ish- prefekti i qarkur Vlore, Plator Nesturi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “sistemi ka rënë” dhe shtoi se bashkë me të ka rënë edhe opozita si pjesë e këtij sistemi, duke theksuar se kjo opozitë nuk di se si të qaset me SPAK-un. “Për mua është një formë e vjetëruar e të bërit të politikës dhe kush nuk nxjerr mësime pa dyshim që nuk ka vlerë dhe t’i përshtatet zhvillimeve të reja, të cilat padyshim janë duke fryrë vrullshëm tashmë. Nuk ka erë aty në bulevard pikërisht sepse nuk është ndonjë politikë e re që të mëshirojë apo të frymëzojë me oksigjen në politikën shqiptare dhe kjo është e vërteta. Thuhet që objektivi i opozitës...