Shefi i NATO-s: Nevojitet një dialog i matur për Ukrainën

Shefi i NATO-s: Nevojitet një dialog i matur për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se propozimi amerikan për paqe ka ndihmuar që Kievi dhe Uashingtoni të afrohen drejt përfundimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës – konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nga selia e aleancës në Bruksel më 24 nëntor, Rutte e përshkroi si “shumë të suksesshëm” rundin e bisedimeve të zhvilluar gjatë fundjavës për propozimin e Uashingtonit. Ky rund u mbajt në Gjenevë mes negociatorëve ukrainas dhe amerikanë. “Qartësisht, disa nga elementet duhet të shqyrtohen me maturi”, tha Rutte për planin 28-pikësh, duke shtuar se “qartësisht, si bazë, ai i shërbeu qëllimit të vet dje, duke i sjellë dy palët...