Tetovë, 42 vjeçari gjendet i vrarë me plumb në kokë

Tetovë, 42 vjeçari gjendet i vrarë me plumb në kokë

Policia informon se bashkëshortja e tij kishte bërë denoncimin se se rreth orës 18:00 bashkëshorti i saj A.B. (42) nga Tetova ishte larguar nga shtëpia me automjetin e tipit “Audi” me targa të Tetovës dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar “Audi Q5” me targa të Tetovës. Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk kishte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me...