‘Kur një opozitë mban qëndrim të përgjegjshëm, rrezikon të quhet romantike’, Boçi: Nuk themi se do e marrim Ramën…

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti, Luçiano Boçi deklaroi sot se protestat që po organizohen nga opozita, janë tregues i mbajtjes së një qëndrimi të përgjegjshëm si alternativë politike.
I ftuar në një studio televizive, Boçi tha se edhe pse PD-ja i ka forcat për të radikalizuar situatën, zgjedh të mos veprojë në mënyrë të tillë.
Sipas Boçit, nuk mjafton që në protesta të marrin pjesë vetëm anëtarët e PD-së, por të jenë edhe qytetarët.
“Kur një opozitë mban qëndrim të përgjegjshëm, rrezikon të quhet ‘romantike’. Kur ballafaqohesh me një qëndrim të papërgjegjshëm, duket më e padukura. Dëshira dhe qëllimi i Partisë Demokratike për t ëqenë në drejtimin evendit, nuk kalon mbi kufoma. Nëse kemi sot një qëndrim të përgjegjshëm, mos mendohet se nuk kemi forca për të radikalizuar situatën dhe për të bërë thirrje që nxisin emocionet e njerëzve. Nuk themi se do e marrim zvarrë Edi Ramës. Se kështu, njerëzit e revolutuar vijnë dhe e realizojnë. Qëllimi është bindja hapa pas hapi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në proteste. Nuk mjaftojnë vetëm anëtarët e PD-së, por duhen edhe qytetarët. Edhe qasja e publikut ka ndryshuar në mënyrën sesi e percepton atë që do marrë dënimin, nëse do vijë nga drejtësia juridike apo politike. Në çdo rast, opozita do bëjë aksionin e saj dhe është alternativë e publikut”,-tha Boçi.