Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Alibeaj: Në PD nuk ka frymë! Kupola politike po mbijeton për interesa personale, luftë me njëri-tjetrin
Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj thotë se në PD nuk ka frymë, dhe ka mbetur thjesht kupola politike. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se ata persona në selinë e PD, rreth 30-40 njerëz, po mbijetojnë për interesa individuale. “Fryma me të cilën ata njerëz që frekuentojnë atë seli, 30-40 veta, jo më tepër se kaq, nuk është ajo PD. PD janë militantët, që kanë votuar sistematikisht për PD. Ku bëhet fjalë për kupola e PD, nga i pari te i fundit, te kjo 30-40 njerëz, kanë treguar se janë për mbijetesë individuale. Kanë dhënë fakte për pirueta amorale, për të kapur diçka nga ajo që mbetet. Disa kanë postin e deptuetit. Po ndodh e njëjta frymë, e njëjta logjikë. Shoh...