5 këshilla se si të bëni blerjet të sigurta në internet dhe të ruheni nga sulmet kibernetike

5 këshilla se si të bëni blerjet të sigurta në internet dhe të ruheni nga sulmet kibernetike

Ndërsa tregu hyn në një periudhë me konsum të shtuar dhe në pritje të Black Friday, transaksionet online shumëfishohen dhe rreziku i mashtrimit online rritet ndjeshëm. Konsumatorëve u kërkohet të lundrojnë në një mjedis ku ofertat, reklamat dhe mesazhet promocionale mbushin ekranet e tyre, shpesh në mënyra që e bëjnë të vështirë dallimin e së vërtetës nga ajo mashtruese. Në këtë kontekst, Autoritetet Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, me qëllim informimin dhe mbrojtjen e qytetarëve, thekson se njohuria dhe parandalimi mbeten armët më të fuqishme kundër kriminelëve kibernetikë. Ekspertët thonë se mashtruesit po përdorin teknologjinë, truket dhe presionin psikologjik për të arritur te përdoruesit e pavetëdijshëm, nga profilet e rreme dhe mesazhet mashtruese deri te faqet e internetit që duken krejtësisht legjitime. Në të njëjtën kohë,...