Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Trendi i udhëtimeve për festat e nëntorit, mes tyre edhe Shqipëria
Fundjava e gjatë e festave të nëntorit shtyn shumë qytetarë të largohen nga rutina duke udhëtuar. Deri pak vite më parë, destinacioni i preferuar ishte Stambolli, edhe për ofertën që qyteti turk ofronte. Ndërsa, tashmë ndonëse mbetet një zgjedhje e shpeshtë, trendi ka ndryshuar. Operatori turistik, Aneo Hila thotë se ka një orientim drejt qyteteve të njohura europiane, por nuk mbetet pas edhe Shqipëria dhe vendet e rajonit, në varësi edhe të buxhetit. “Vazhdojnë të mbeten udhëtimet me avion në qytetet kryesore të Evropës, ashtu siç ka qenë një vit më parë, Parisi, Roma, Venecia, Barcelona, Praga, Budapesti, Viena. Milano jep mundësinë e aksesit me trena drejt Zvicrës, me Bernina, destinacion i njohur dy vitet e fundit. Stambolli vijon të mbetet një destinacion I preferuar...