Çaji me xhinxher, aleat i shëndetit tonë

Çaji me xhinxher, aleat i shëndetit tonë

I ngjashëm me shafranin e Indisë dhe kardamonin, xhinxherin me prejardhje nga Kina, duket se shëron dhe trajton më shumë probleme shëndetësore nga se keni menduar. I njohur për vetitë e tij shëruese, rrënjët e xhenxhefilit përdoren në shumë mënyra falë vlerave ushqyese dhe përbërësve bioaktivë. Mund të konsumohet i freskët, pluhur, i tharë si erëz, ose të përdoret në formën e vajit apo lëngut. Në rast se ende hezitoni nëse duhet të përfshini xhinxherin në dietën tuaj të përditshme apo jo, hidhini një sy përfitimeve të mëposhtme shëndetësore. Forcon sistemin imunitar Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i çajit me xhenxhefil mund të forcojë sistemin tuaj imunitar. Mbushur me antioksidantë, xhenxhefili do të rrisë imunitetin tuaj, mbrojtjen nga infeksionet, të ftohtin dhe gripin....