Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Banorët të alarmuar/ Ura Antike e Kamarës rrezikon shembjen
Rrjedha e vrullshme e lumit Shkumbin e cila vijon prej një jave me intensitet të lartë, ka vënë në rrezik serioz shembjen e Urës Antike të Kamares mbi lumë e cila është një ndër monumentet më të çmuara të trashëgimisë kulturore në qarkun e Elbasanit. Banorët e lagjes Mirakë pranë së cilës ndodhet Ura Antike kanë dhënë alarmin për rrezikun e shkatërrimit të plotë, pasi një nga harqet e saj kryesorë është dëmtuar rëndë. Ura e Kamarës ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit në fshatin Mirakë në Njësinë Administrative Polis. Për vlerat arkitektonike dhe historike që mbart, ajo u shpall monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963.