Trump bisedë telefonike me Xi Jinping, çfarë u diskutua

Trump bisedë telefonike me Xi Jinping, çfarë u diskutua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë “shumë të mirë” telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping, ku u diskutuan çështje kyçe si lufta në Ukrainë dhe eksportet bujqësore amerikane. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se gjatë bisedës është arritur një marrëveshje e rëndësishme për fermerët amerikanë. “Arritëm një marrëveshje të mirë dhe shumë të rëndësishme për fermerët tanë të shkëlqyer,” shkroi ai, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë aktualisht “jashtëzakonisht të forta”. Presidenti amerikan bëri të ditur se ka pranuar një ftesë nga Xi Jinping për të vizituar Kinën në prill. Ai shtoi se menjëherë më pas do të planifikohet edhe një vizitë zyrtare e presidentit kinez në Shtetet e Bashkuara. Ky zhvillim vjen...