Përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë, Berisha: Nuk do ndalemi deri në largimin e Ramës

Ka përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë.
Kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur protestën, ku tha se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.
Në fjalën e tij gjatë foltores së opozitës , Berisha theksoi se presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë denoncuan narkodiktaturën e Edi Ramës
“Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit”, tha Berisha.
Sipas Berishë këto janë mesazhe inkurajuese për të vijuar betejën për rrëzimin e qeverisë, teksa u bëri thirrje të rinjve për të shpëtuar vendin.
“Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën. Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura. Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset”.-u shpreh kreu i PD.