“150 ha sera të përmbytura”/ Fermeri i zhgënjyer: Rama udhëtime luksi në Katar, ne në ditë të hallit

Një fermer nga Bashkia e Dimalit ka marrë fjalën në protestën që po mbahet para kryeministrisë mbrëmjen e sotme
Ai ka denoncuar braktisjen që u ka bërë qeveria prej vitesh, ndërsa thekson dëmet e mëdha që u janë shkaktuar nga përmbytjet ditët e fundit.
Ai thotë se u janë dëmtuar dhjetëra hektarë tokë, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti apo bashkia.
Fermeri nuk lë pa përmendur edhe udhëtimet e luksit të Edi Ramës, teksa thotë se ky i fundit i ka lënë fermerët në ditë të hallit.
“Unë jam i fermer nga Bashkia Dimal, përfaqësoj të gjithë fshatrat nga Tapia, Çifliku, Kozare, Urë Kuqi, Ing, Goriçan, Samaticë, edhe Kozarin. Dhe një fatkeqësi të madhe, nga zoti, nga perëndia që u mbytëm. Bashkia s’po na ndihmon fare. As kanale s’janë bërë. Fondacionet i marrin lekët i fusin në xhepat, subvencionet e fermerëve i fusin në xhep dhe ne nuk po na shikojnë fare. Mbi 150 hektarë sera të përmbytura, pemtari, frutikulturë, me mandarina, portokalle.
Është një katastrofë e madhe. Ne nuk dimë se çfarë do bëjmë. Vetëm jemi drejt mbytjes në lumë, se lumi na kalon atje afër dhe atë do bëjmë. Bashkia na ka braktisur, deputetët, dje Muhamed Zgjani del me atletet e bardha anës lumit edhe me pozë partizan, Rama durova ikën në Katar dhe takon ata andej janë. Ne çfarë do bëjmë?”,- është shprehur fermeri.