A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik?

A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik?

Ashpërsohet retorika e Varshavës: A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik? Nga Eljanos Kasaj* Varshavë(Warszawa), Poloni-Në një intervistë të publikuar nga podkasti britanik “Pjesa tjetër është politikë”, Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski tha se polakët “do të hanin bar sesa të bëheshin sërishmi një koloni ruse”. Zoti Sikorski tha më tej se ishte pikërisht kundërshtimi publik në Poloni ndaj kërcënimit të mundshëm të “ekspansionizmit rus” arsyeja pse vendi i tij ka nivele kaq të larta të shpenzimeve për mbrojtjen, madje edhe në kurriz të financimit në fusha të tjera. Këto deklarata nuk qenë surprizuese, por një vazhdim i atyre që zoti Sikorski kishte dhënë pak më parë për median kombëtare polake “Telewizja Polska World” se Varshava do të paguajë “çfarëdo që të duhet”...