Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Jehonë në Athinë festa e Pavarësisë, zv.kryeministri grek uron shqip!
Më 21 nëntor ambasada shqiptare në Athinë organizoi një pritje me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Mediat greke i kanë kushtuar një hapësirë të madhe darkës gala ku morën pjesë përfaqësues të lartë të politikës dhe anëtarë të qeverisë greke si zëvendëskryeministri Kostis Hatzidakis, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dendias dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Haris Theocharis. Në këtë takim, ambasadorja e Shqipërisë në Athinë Luela Hajdaraga njoftoi vizitën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali në Athinë më 16 dhjetor, në kuadrin e një takimi dypalësh me homologun e saj grek Giorgos Gerapetritis. Publikuar nga Maria Mourelatou, për gazetën “Ta Nea”, më 24 nëntor 2025 Mesazhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke në rrugën drejt anëtarësimit në BE u përcollën gjatë një aktiviteti të gjerë të mbajtur në hotelin “Grand Bretagne” mbrëmjen e së premtes...