Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rrëfimi i heroit shqiptar/ Elton Zefi: Si e shpëtova ish-punëdhënësin tim në…
Elton Zefi, djaloshi nga Lezha që u kthye në kryefjalën e mediave italiane dhe shqiptare pas aktit heroik në Padova, ka thyer heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Në kohë reale” në RTSH, ai ka rrëfyer për herë të parë emocionet e asaj dite, e cila për një koinçidencë të jashtëzakonshme, ishte edhe dita e tij e lindjes. I gjendur papritur nën vëmendjen e publikut dhe liderëve shtetërorë si Giorgia Meloni apo Edi Rama, Zefi tregon me modesti se thjesht bëri atë që duhej bërë, në një moment kur askush tjetër nuk po guxonte. Momenti kritik: Uji ishte akull, njerëzit vetëm bërtisnin Gjithçka nisi si një ditë e zakonshme pune. Eltoni, i cili jeton prej 15 vitesh në Itali, po udhëtonte me një kolegun...