Berisha: Të vazhdojmë betejën me fuqi dhe guxim

Prej mbrëmjes së të mërkurës, Sali Berisha udhëtoi drejt Brazilit për të marrë pjesë në Asamblenë e Unionit të Partive të Qendrës së Djathtë.
Ai u kthye këtë të hënë dhe nuk mungoi në “Foltoren” e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.
Në fjalën e tij, Berisha kërkoi nga mbështetësit që të vazhdojnë betejën e tyre kundër qeverisë me fuqi dhe guxim, ndërsa  u përcolli atyre edhe mesazhet që mori në Brazil.

“Kjo qeveri do të shkruhet në murin e kohërave si qeveria anti shqiptare dhe hajdute.
Vij sot nga Brazili për tu garantuar juve se kemi miq më shumë se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe nga njerëzit e lirë, që duan të vërtetën në mbarë botën.
3 ditë në punimet e asamblesë së përgjithshme, mund tu them se çështjet më kryesore ishin Ukraina e para. U dënua me forcë agresioni rus. Në agjendën e punimeve ishte Venezuela i Maduros, i cili vidhte në ccdo zgjedhje si Ramaduro. Në agjendën e punimeve të asamblesë, një vend qëndror zinte edhe Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës, të cilën e dënuam nga presidenti i CDI, sekretarja e përgjithshme e një seri oratorësh të tjerë. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.
Këto mesazhe janë një inkurajim i madh për ne. Të vazhdojmë betejën me të gjithë fuqinë dhe guximin tonë”, tha Berisha./vizionplus.tv