VIDEOLAJM/ Të rinjtë inskenojnë ‘dollinë’ Rama-Balluku gjatë protestës

Sot u zhvillua protesta e radhës e opozitës përpara kryeministrisë, ku kryefjala ishte të kërkesa për dorëheqje e Ramës dhe Ballukut.
Për të ilustruar korrupsionin e godinës së kryeministrisë, të rinjtë e Partisë Demokratike, kishin inskenuar një tavolinë ku Rama dhe Balluku po pijnë verë të shtrenjtë dhe poshtë tyre kanë një valixhe plot me euro.
Deputetët e opozitës, por dhe qytetarë denoncuan në fjalimet e tyre korrupsionin e Ballukut, për të cilën është marrë e pandehur nga SPAK dhe i është dhënë masa e pezullimit nga detyra.