Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Berisha niset për tek Kryeministria/ Topalli shihet duke folur në telefon, çfarë ndodhi?
Ka nisur grumbullimi i opozitarëve dhe mbështetësve të PD para Kryeministrisë, aty ku do të mbahet për të dytën herë “Foltorja 2”. Kryedemokrati Sali Berisha, ndryshe nga hera e parë që e përshkroi në këmbë nga shtëpia te Kryeministria, këtë mbrëmje është shoqëruar nga shoferi i tij me makinë. Ndërkohë më herët para zyrës së Kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur disa nga deputetët e opozitës, mes tyre edhe Jozefina Topalli. Kjo e fundit pasi ka kaluar pranë vendit ku do të mbahet tubimi, është larguar, ndërsa nuk dihet nëse do të marrë pjesë më vonë ose jo.