Iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Po shkoja në Janinë!  Nuk u befasova, më thanë se…

Iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Po shkoja në Janinë! Nuk u befasova, më thanë se…

Ky është momenti kur gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në Kakavijë pasi mësoi se i është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është shpallur “non grata”.  Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk i lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.  Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrës dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”.  Sipas komunikimit që i është bërë Hoxhës...