Fjalë që ndezin netët/ Mbrëmje poetike në nder të Ndre Mjedës në Kukël

Fjalë që ndezin netët/ Mbrëmje poetike në nder të Ndre Mjedës në Kukël

Në Qendrën Muzeale “Ndre Mjeda”, u zhvillua mbrëmja poetike “Fjalë që ndezin netët”, e mbushur me vargje, muzikë dhe referime në kuadër të “Ditëve të Mjedës”, aktivitetit të përvitshëm që nderon jetën dhe veprën e rilindasit të madh. Në këtë natë të veçantë, artdashësit u rikthyen pranë trashëgimisë së Mjedës, poetit që i dha gjuhës shqipe bukuri, rregull dhe një tingull të kristaltë poetik. Ngjarja mblodhi bashkë personalitete të kulturës, studiues, pedagogë, shkrimtarë, artistë dhe shumë të ftuar të tjerë, të cilët, përmes fjalëve përshëndetëse, interpretimit poetik, referimeve dhe muzikës, risollën Mjedën para publikut si një figurë që mbetet e afërt dhe e përjetshme, një zë i pastër që vazhdon të frymëzojë breza. Përgjegjësi i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, Dom Nikë Ukgjini, thekson se figura...