Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë
Pemë, drita, fishekzjarrë e të tjera zbukurime…. qytetet po bëhen gati për festat e fund-vitit. Bashkitë kanë hapur një sërë procedurash tenderuese për blerjen e dekoreve. Plotë 12.5 milionë lekë apo mbi 125 mijë euro ka vënë në dispozicion Durrësi për të zbukuruar qytetin për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Më shumë se 11.7 milionë lekë apo 117 mijë euro planifikon të shpenzojë Kolonja, ndërsa Fieri ka vënë në dispozicion rreth 9.5 milionë lekë. Tender për blerjet e zbukurimeve për këtë fundviti kanë hapur edhe Bashkia Sarandë dhe Korçë me buxhete përkatësisht 5.2 dhe 5.9 milionë lekë. Bashki të tjera që kanë lëshuar dorën në shpenzimet për dekorin e fundvitit janë dhe Himara me 2.5 milionë lekë, Lezha 2.4 milionë lekë, Dibra 1.6 milionë lekë....