‘Mashtruan shqiptarët se bëjnë “betejë” me njëri-tjetrin’, Murrizi: Disa politikanë, bashkë në çdo pazar e pisllëk

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka hedhur sot akuza se disa nga politikanët e 35 viteve të fundit në vend, kanë bashkëpunuar kundër shqiptarëve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se teksa këta politikanë janë shfaqur sikur kanë bërë “betejë” me njëri-tjetrin, në të vërtetë janë bashkë në çdo padrejtësi të bërë ndaj qytetarëve.
“Një lokal në Korçë kishte bërë një dekor mbresëlënës para se të hyje në tualet ose hale, siç i themi fshatçe.Nuk ka destinacion më të mirë për historikun apo CV-në e çdo diktatori, autokrati, hajduti, mashtruesi apo hipokriti ordiner politikan sesa HALEJA (tualeti). Edhe pak kohë dhe besoj se HALET (tualetet) e Shqipërisë do të mbushen edhe me 5–6 figura të tjera, të cilët në 35 vite nuk kanë lënë gjë pa bërë, duke mashtruar shqiptarët se bëjnë “betejë” me njëri-tjetrin, por në fakt janë bashkë në çdo pazar e pisllëk, ashtu siç janë bashkë në çdo lokal, në HALET (tualetet) e burrave dhe të grave”,-shkruan Murrizi.