Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur punën për largimin e shkëmbinjve qe ranë një ditë më parë duke e bllokuar plotësisht këtë aks. Fatmirësisht në momentin e rënies se masivit shkëmbor në rrugë nuk kishte mjete pasi pasojat do të ishin tragjike. Firma që ndërtoi këtë pjesë, ka hapur një by pass për të lejuar kalimin e mjeteve deri në riparimin e plotë të këtij segmenti. Kjo është shembja e tretë e inerteve nga skarpatet në këtë lot të rrugës, ndërsa pas riparimeve të nisura pritet të vendosen edhe rrjetat mbrojtëse.