Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur, lidhur me bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë. “A është vërtet e mundur që të bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar Trump, në një postim në Truth Social. Të dielën u zhvilluan në Gjenevë bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan, lidhur me planin prej 28 pikash të administratës Trump për fundin e luftës. Pas takimit, sekretari amerikan, Marco Rubio dhe kreu i delegacionit ukrainas, Andriy Yermak, kanë vlerësuar se bisedimet kanë qenë shumë produktive. Ndërkohë të...