Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Spiropali me homologun kroat: Mbështesin ambicien e Shqipërisë për anëtarësim në BE
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat Gordan Grlić Radman. Në takimin bilateral, të dy Ministrat folën për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, si dhe mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve. Spiropali shkruan se “në takim diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë.” Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri kroat deklaroi se “Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE,...