Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar

Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar

“Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar”. Kështu është shprehur drejtuesi i SPAK, Altin Dumani gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave. Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut. Drejtuesi i SPAK vuri në dukje se rrjetet shqiptare të krimit operojnë në pothuajse të gjitha vendet e BE-së, por edhe në SHBA e Amerikën Latine, çka e bënte bashkëpunimin ndërkombëtar të domosdoshëm. Sot, shtoi ai, SPAK konsiderohet partner i besueshëm. Dumani: Vështirësitë kanë qenë të shumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni...