“Qeveria në ditët më të këqija, Rama bëhet avokat i Ballukut”,Hoxha: Kryeministri duhet të japë dorëheqjen menjëherë

“Qeveria në ditët më të këqija, Rama bëhet avokat i Ballukut”,Hoxha: Kryeministri duhet të japë dorëheqjen menjëherë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, gjatë një interviste televizive, me moderatorin Renaldo Salianji, u shpreh se qeveria “Rama 4” ndodhet në ditët e saj më të këqija me një zv/kryeministre të marrë e pandehur në SPAK Belinda Balluku dhe shumë afera korruptive me të cilat lidhet dhe Rama. Hoxha tha se do të duhet që Rama të japë dorëheqjen në këto kushte, në vend që të bëjë avokaturën e Ballukut. Ndërsa PD duhet të dalë nga rrethi vicioz dhe të kërkojë qeveri teknike. “Çfarë duhet më shumë që ai ta shkarkojë, përkundrazi ai bën avokaturën. Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht. Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, rrezikon të shpallet organizatë kriminale, ai dhe ministrat e tij...