Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Altin Dumani në Bruksel: Kemi marrë kërcënime nga media, politika dhe krimi organizuar
Delegacioni Evropian në Shqipëri përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani. Takimi u zhvilluar Qendrën e Politikave Evropiane, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin. Në takim u theksua roli kyç i SPAK në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri dhe integrimin në BE. Dumani gjatë takimit gjithashtu theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion kryesor i reformës së drejtësisë në Shqipëri, bazuar në pavarësi, profesionalizëm, qëndrueshmëri institucionale, bashkëpunim ndërkombëtar dhe besim publik. “Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh integritetin mbi cinizmin, dhe kur institucionet ndërtohen jo për rehati politike, por për...