Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Një histori e bukur 29 vite para Kongresit të Manastirit
Nga Alba Malltezi Kur shqiptarët e Stambollit krijuan “Shoqërinë e shkronjëzave shqipe” realizuan një ëndërr që kapërcente identitetet e tyre, prejardhjet, origjinat, përkatësitë fetare. Sepse ëndrrat e bukura lindin vetëm nga një identitet universal që i kapërcen të gjitha të bëra bashkë. Ata motivoheshin nga Dashuria për shqipen. Kur realizohen gjërat e mëdha në jetën e një kombi, ëndrrat janë shfaqur shumë, shumë vite para se të realizohen. Për shembull, ndërsa u realizua Lidhja shqiptare e Prizrenit, ajo ishte e gjallë në shpirtin e gjithë shqiptarëve më parë. Ishte tamam viti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kur, me 12 Tetor të 1879, pra 29 vite para Kongresit të Manastirit, siç shkruhet në dokumente të kohës që kemi në dorë“… Një pjesë e parisë shqiptare të...