Elena Poniatowska: Ndihem e vetmuar… askush nuk më pret…

Elena Poniatowska: Ndihem e vetmuar… askush nuk më pret…

Nga Elena PoniatowskaEci përgjatë rrugëve të mëdha, sipërfaqeve të gjera të zeza, trotuareve ku futen të gjithë, dhe askush nuk më sheh, askush nuk kthehet, askush nuk më shikon, asnjëri prej tyre. Asnjëri prej tyre nuk jep shenjën më të vogël të njohjes. Unë këmbëngul. Më duaj. Më ndihmo. Po, të gjithëve. Ju.Ju shoh. Mundohem t’ju magnetizoj; asgjë nuk ju pengon, shikimi juaj rrëshqet mbi mua, më fshin, unë jam e padukshme. Sytë tuaj shmangin ndalimin në asgjë, në asgjë, dhe unë ju shikoj të gjithëve aq intensivisht, sa ju ngulit në shpirtin tim, në mendjen time; fytyrat tuaja më zhbirojnë, më shoqërojnë; mendoj për ju, ju rikrijoj, ju përkëdhel. Ne gratë i vlerësojmë fytyrat; në fakt, në një moment të caktuar, jeta bëhet një...