Deri kur do të zgjasë moti i keq? Ekspertët japin paralajmërimet e papritura për javën në vijim, ja çfarë pritet

Deri kur do të zgjasë moti i keq? Ekspertët japin paralajmërimet e papritura për javën në vijim, ja çfarë pritet

Në një lidhje direkte, pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës, dhe meteorologia Rudina Zace, dhanë një panoramë të detajuar mbi situatën e motit dhe parashikimet për ditët në vijim. Shirat intensivë, dëbora në zonat malore dhe ulja e ndjeshme e temperaturave do të mbeten pjesë e realitetit të vendit për disa ditë të tjera. Sipas meteorologes Zace, reshjet e shiut do të rikthehen, por do të jenë më të dobëta në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier, ndërsa në zona të tjera të vendit mund të shfaqen shtrëngata lokale. Në veri dhe lindje, mbi kuotën 700 metra, reshjet do të kthehen në dëborë, ndërsa në juglindje kjo pritet të ndodhë mbi 1000 metra lartësi.Temperaturat do të mbeten të ulëta gjatë gjithë javës:...