“Të plasi tr*pi, bëj punën…”/ Pozitat e Ballukut pritet të rëndohen edhe më shumë, nën hetim e gjithë Unaza e Madhe

“Të plasi tr*pi, bëj punën…”/ Pozitat e Ballukut pritet të rëndohen edhe më shumë, nën hetim e gjithë Unaza e Madhe

Pozitat e Belinda Ballukut, e pezulluar tashmë nga detyra pritet të rëndohen akoma më shumë. Mësohet se nën hetim nuk është vetëm loti 4 i Unazës së Madhe, por edhe 6 lote të tjera, pra në total është duke u verifikuar e gjithë Unaza. Bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha publike në vend, 28.7 kilometra rrugë me një vlerë rreth 450 milionë euro. Mësohet se SPAK ka në duar një sasi të madhe dokumentesh, komunikimesh dhe korrespondencash zyrtare që i përkasin viteve 2021–2023. Të gjitha këto janë pjesë e asaj që brenda institucioneve quhet “dosja e madhe” e tenderëve të infrastrukturës. Ndërkohë nga ky verifikim priten që të merren të pandehur edhe persona të tjerë. Nga dosja hetimore e SPAK për Belinda...