Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me disa persona, të cilët dërguan pikëpamjet e tyre nëpërmjet mediave sociale dhe email-it në përgjigje të planit origjinal të SHBA-së – detajet e të cilit u publikuan javën e kaluar. Që atëherë, negociatorët amerikanë dhe ukrainas kanë punuar për ndryshimet në propozime dhe janë të vendosur të vazhdojnë bisedimet rreth “kornizës së paqes”. Lidhur me planin origjinal amerikan, një ushtar në Ukrainën Lindore, thotë se është “i keq… askush nuk do ta mbështesë atë”, ndërsa një mjek ushtarak e hodhi poshtë atë si një “draft absolutisht të turpshëm të një plani paqeje, të padenjë për vëmendjen tonë”. Por një ushtar tjetër me shenjën e ‘Snake’...