Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Qëllohet me armë në ajër në Vlorë, një person i paidentifikuar “ngre në këmbë” policinë
Një person ka qëlluar me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Vlorë, në zonën e Plazhit të Vjetër. Burime nga policia konfirmojnë se ai ka qëlluar në ajër, ndërsa motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Autori është i paidentifikuar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli në disa akse të qytetit për të identifikuar dhe kapur autorin dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./vizionplus.tv