Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohet djali, u diktua nga punonjësja e bashkisë
Ndodh në Itali. Një djalë është arrestuar nga policia, pasi ai prej vitesh maskohej si nëna e tij, për të tërhequr pensionin. Kjo gjë, sipas mediave italiane ka ndodhur prej disa vitesh, ndërsa së fundmi ai u diktua nga punonjësja e bashkisë, teksa kishte shkuar për të rinovuar kartën e identitetit. Punonjësja, kishte kuptuar se pas grimit të bërë mirë, varëses me perla që kishte në qafë dhe vathëve, fshihej një mashkull dhe jo zonja në fjalë. Pasi i bëri fotografinë, punonjësja e referoi këtë rast tek eprorët e saj, të cilët lajmëruan më pas policinë. Pas verifikimeve, blutë kuptuan se fotografia nuk ishte njësoj dhe se diçka fshihej. Teksa punonjësja e lajmëron për të “tërhequr” kartën e identitetit, aty ishin të pranishëm forcat e...