Linjë direkte Katar-Tiranë? Kryeministri Rama bisedime me drejtorin e “Qatar Airways”

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Katar ka takuar drejtorin e përgjithshëm të linjës “Qatar Airways” me te cilin ka biseduar rreth mundësive që kjo linjë të nisë fluturimet edhe në Tiranë.
“Me drejtorin e përgjithshëm të Qatar Airways, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe inshallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airëays për Tiranë,” shkroi në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama.
Një ditë më parë kryeministri Rama takoi kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Katarit me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve tona.