Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

Sektori bankar ka vijuar rritjen me ritme të qëndrueshme edhe në tremujorin e tretë të vitit. Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), tregojnë se totali i aktiveve të sektorit në fund të muajit shtator arriti në afërsisht 2.222 trilionë lekë, në rritje me 60 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e dytë. Rritja vjetore e aktiveve të sektorit bankar ka vijuar me ritme të përafërta edhe gjatë tremujorit të tretë. Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit është në rritje me 8%. Rritja e aktiveve krahasuar me një vit më parë është e përqendruar kryesisht në segmentin e huadhënies. Vlera neto e portofolit të kredisë kishte ishte rreth 881 miliardë lekë, në rritje me...