Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përmbytjet në vend, ministri Salla: Fermerët do të kompensohen për dëmet, askush nuk do të mbetet pa mbështetje
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa bashki të vendit dhe dëme të konsiderueshme ekonomike në toka bujqësore, bagëti, biznese. Institucionet shtetërore kanë qenë në gatishmëri për të menaxhuar situatën në bashki si Sarandë, Fier dhe Lezhë, Shkodër, Korçë, ndërkohë që vijon monitorimi i situatës edhe në qarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika të ngjashme. Ministri i Bujqësisë, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, z. Prefektin e Qarkut të Korçës, gjatë inspektimit në Maliq gjatë mbrëmjes të së dielës, theksoi se pas përfundimit të kësaj situate do të nisë puna për evidentimin e dëmeve në terren. Vlerësimet do të fokusohen veçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e...