Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Ndërroi jetë babgjyshi”/ Mozzik dhe Getinjo ndajnë lajmin e trishtë, ndahet nga jeta personi i tyre i shtrenjtë
Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo, kanë ndarë ditën e sotme me ndjekësit lajmin e dhimbshëm të humbjes së gjyshit të tyre. Përmes postimeve prekëse në rrjete sociale, artistët kanë shprehur pikëllimin dhe respektin e madh që kishin për figurën e tij. Mozzik publikoi një foto të vjetër me gjyshin, të shoqëruar me një njoftim mortor, ku me dhimbje njoftonte familjarët, miqtë dhe të afërmit se Bafti Hetemi, babai i nënës së tyre, ishte ndarë nga jeta. Ai e përshkroi të ndjerin si “njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar”, ndërsa uroi që Zoti ta shpërblejë për çdo të mirë që ka bërë gjatë jetës së tij. “Lamtumirë gjyshi jem… t’fala dajës Muzafer dhe dajës Burim. Thuaju se i kujtojmë, i duam dhe s’i harrojmë kurrë.”...