Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH? Prapaskenat, preferencat dhe dilemat që po nxehin skenën
Festivali i RTSH, i cili pritet të hapë siparin shumë shpejt, duket se këtë vit po e nis me një tjetër skenë para skenës. Jo me muzikë, por me debatet për zgjedhjen e moderatorëve. Ndërsa publiku pret emrat, në korridoret e televizionit publik diskutimet janë ndezur. Sipas burimeve të “Pamfleti”, Këshilli Drejtues i RTSH ka preferencë të qartë për Flori Gjinin dhe Fjodora Fjorën. Të dy janë pjesë e stafit të RTSH, një zgjedhje që do të ulte kostot në një periudhë ku televizioni publik po kalon vështirësi financiare. Por ky propozim nuk është pritur njësoj mirë nga bordi i Festivalit. Drejtoresha artistike, Elhaida Dani, flitetse ka një dëshirë të fortë për ta sjellë Salsano Rrapin në skenë, duke i dhënë festivalit energjinë e tij...