Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Osmani dhe Kurti bisedojnë me zyrtarët amerikanë për bashkëpunimin me SHBA-në
Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross, kanë zhvilluar takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vende në fusha të ndryshme. Osmani, gjatë një prononcimi për media më 24 nëntor, tha se të dy kongresistët për një kohë të gjatë e kanë mbështetur Kosovën. “Si kontribuues të paqes në rajon e kanë këtë vizitë ku përfshihet pothuajse i gjithë rajoni për të parë se si mund ta vazhdojmë bashkëpunimin në favor të paqes dhe stabilitetit. Prandaj, këto kanë qenë çështjet që kemi diskutuar, bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe SHBA-së, zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, përafrimi ynë me NATO-n, sfidat e sigurisë me...