BIRN: Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël – Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

BIRN: Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël – Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

Në gjysmën e tenderëve të projektit më madhor infrastrukturor të kryeqytetit – me vlerë 450 milionë euro, pati vetëm një garues të kualifikuar, ndërsa shumica e ofertave fituese janë përafërta me fondin limit. Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis Berberin, atëherë kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Takimi u zhvillua në orën 11 të paradites, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme që më vonë vendosi pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë. Çfarë u diskutua në...