Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Edi dhe Balluku i kanë vjedhur shqiptarët”/ Blushi, reagon ashpër: Shqipëria nën ujë, Rama në tapetin e kuq
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për braktisjen e vendit në kulmin e katastrofës natyrore që ka goditur Shqipërinë. Sipas Blushit, ndërsa qindra familje shqiptare po luftojnë me përmbytjet, me shtëpi të shkatërruara, bagëti të ngordhura dhe pasuri të humbura, Rama ka zgjedhur të shfaqet në tapetin e kuq në Katar, në një event luksi të modës, i shkëputur totalisht nga realiteti dramatik ku ndodhen qytetarët. Blushi e cilësoi këtë sjellje si arrogante, të papërgjegjshme dhe simbol të korrupsionit që ka kapur qeverinë. Deklarata e plotë: Ndërkohë që Shqipëria noton në ujë dhe qindra familje po kalojnë ditë tmerri, me shtëpi të përmbytura, bagëti të ngordhura, pasuri e prona të shkatërruara dhe kur...