Çudia në Itali! Nëna e mumifikuar në shtëpi, djali maskohej si ajo për të marrë pensionin

Çudia në Itali! Nëna e mumifikuar në shtëpi, djali maskohej si ajo për të marrë pensionin

Flokë të shkurtra, por model femëror… pak grim, një këmishë, stil i viteve ’70, varëse me perla dhe vathë të stilit të vjetër. Në pamje të parë, një zonjë krejt normale. Por nëse e sheh pak më nga afër, pudra fsheh një lëkurë mashkulli dhe mosha nuk duket ajo e një 85-vjeçareje. Detaje që nuk i shpëtuan punonjëses së gjendjes civile në Borgo Virgilio, një komunë pranë Mantovës (Itali), ku kjo “grua”, Graziella Dall’Oglio, u paraqit për të rinovuar kartën e identitetit. Punonjësja e dalloi menjëherë dhe njoftoi eprorët, të cilët lajmëruan kryetarin e bashkisë dhe policinë lokale. Kështu nisi një hetim i brendshëm që krahasoi foton e bërë në komunë dy javë më parë, me atë të kartës së identitetit të skaduar 10 vjet...