Java Kulturore Shqipëri-Kosovë, ekspozita, dokumentarë e koncerte deri më 5 dhjetor

Java Kulturore Shqipëri-Kosovë, ekspozita, dokumentarë e koncerte deri më 5 dhjetor

Java Kulturore Kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës ka nisur javën e kaluar në Tiranë, duke sjellë një sërë aktivitetesh artistike, historike dhe folklorike. Programi, që zgjat nga data 21 deri më 5 dhjetor, përfshin ekspozita, koncerte, diskutime dhe prezantime dokumentare që tregojnë trashëgiminë kulturore të dy vendeve. Këto aktivitete e shndërrojnë Shqipërinë në qendrën e artit, kulturës dhe traditës. Koncerte, ekspozita frymëzuese, dokumentarë, valle popullore dhe performanca që ndërthurin traditën me modernitetin vjen si një festë e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve tona. Java Kulturore Kombëtare do të gjallërojë jetën artistiko-kulturore në disa nga qytetet e vendit, me shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita, forume, performanca dhe iniciativa që synojnë të nxjerrin në pah lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Kosovës. Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit,...