Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Edi Rama: Kam nisur të shkruaj një libër, nuk mund të pranoj varfërimin e shqipes
Rëndësia e gjuhës shqipe si shtyllë e identitetit tonë kombëtar dhe ruajtja dhe kultivimi i saj ishin në fokus të bisedës së zhvilluar në podkastin “Flasim”, ku e ftuar e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ishte edhe Natasha Shuteriqi Poroçani, mbesa e shkrimtarit dhe publicistit elbasanas, Dhimitër Shuteriqi. Ndërsa e cilësoi veten “një dashnor shumë të përkushtuar të gjuhës shqipe”, Rama u shpreh se i pëlqen jashtëzakonisht shumë të shkruajë. Ai rikujtoi bisedat me shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, ndërsa e cilësoi gjuhën shqipe unike në disa drejtime. “E kam kënaqësi të posaçme kur shkruaj. Nuk kam mundësi të ulem para një kompjuteri dhe të rri të shkruaj si më parë, kur kam shkruar ‘Kurbanin’, që është shkruar në një periudhë dymujore dhe pandërprerë. Por...