Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Makina përplas 55-vjeçaren në aksin Korçë-Ersekë, shoqërohet menjëherë shoferi, e plagosura ndodhet..
Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hënë në aksin Korçë-Ersekë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një 55-vjeçare në fshatin Ravonik. E plagosura ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Shoferi i mjetit është shoqëruar në polici. “Korçë/ Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Ravonik, automjeti me drejtues shtetasin A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.